Përkujtohet heroi Xhavit Haziri

Kosova

Përkujtohet heroi Xhavit Haziri

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 07:39
Statuja e Xhavit Haziri

Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, organizohet Akademi Përkujtimore në nderim të heroit të kombit Xhavit Haziri.

Akademia do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka konsideruar Xhavit Hazirin si personaliteti eminent për liri, shtet dhe bashkim kombëtar.

Sipas Thaçit, Xhavit Haziri është emblema e shtetit të Kosovës.

Xhavit Haziri ka lindur më 3 shtator të vitit 1960 në fshatin Druar të Vushtrrisë. Ai është dëshmor i Luftës së Kosovës dhe mban titullin "Hero i Kosovës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat