Minxhozi-Berisha: Kosova dhe Shqipëria kanë rritur eksportin

Kosova

Minxhozi-Berisha: Kosova dhe Shqipëria kanë rritur eksportin

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 12:27
Qemal Minxhozi

​Drejtori i përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Bahri Berisha sot ka pritur në një vizitë ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozin.

Sipas doganës, gjatë takimit u diskutuan raportet tregtare në mes të dy vendeve tona me theks të veçante progresin tregtar dhe përmirësimin e bilancit tregtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Rritja e shkëmbimeve tregtare në mes të dy vendeve tona tregon qartazi se nuk ka barriera në tregti, krahasimi me vitin e kaluar tregon që Kosova ka rritur eksportet drejt Shqipërisë me 7% më shumë, derisa Shqipëria me rreth 20 %. Ky lloj bashkëpunimi duhet gjithsesi të thellohet ashtu që të vazhdoj kjo rritje progresive e trendit të eksportit dhe importit në mes të dy vendeve tona ishte konkludimi i takimit të sotëm”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat