Në Kosovë po shiten shpageta me kanabis - Bota Sot
Në Kosovë po shiten shpageta me kanabis

Kosova

Në Kosovë po shiten shpageta me kanabis

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Në dyqanet ushqimore të mëdha në Kosovë po shiten pasta të cilat janë të gatuara me miell të kanabisit.

Morelli Linguine, Canapa, janë pastat të cilat në përbërjen e tyre kanë miell të kanabisit. Këto pasta prodhohen në Italinë e Jugut dhe një nga rekomandimet e italianëve lidhur me pastat, janë këto shpageta që kanë përmbajtje të kanabisit. Edhe vet emri i tyre rrjedh nga kanabisi, ku fjala Canapa do të thotë kërp, që është pjesa përbërëse kryesore e kanabisit.

Media ka siguruara disa fotografi të këtyre pastave të cilat shiten në një prej dyqaneve më të mëdha ushqimore në Kosovë, emrin e të cilit e dinë redaksia.

Me Kodin Penal të Kosovës si dhe me Ligjin nr. 02/L-128 për Barnat Narkotike, substanca Psikotrope dhe Prekursorë përdorimi i drogës në Kosovë është i ndaluar, e lëre më që te ketë përmbajtje të tyre nëpër ushqime.

Këto pasta shiten në shumicën e dyqaneve të mëdha në Kosovë, të cilat janë emër shumë i njohur.

Sipas të dhënave në internet nga vetë kompania, thuhet se këto pasta janë të gatuara me bullgurë dhe me miell të kanabisit. Ato përmbajnë edhe ujë si dhe janë shumë lehtë për të u përgatitur.

Çmimi i tyre është mjaft i lartë, ku vetëm një pako me këtë lloj të pastave kushton mbi tri(3) euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...