Vjosa Osmani në Suharekë: Nuk jan serioz ata që zotohen për luftë kundër korrupsionit në të njejten kohë që janë regjizor të “Prontos”

Kosova

Vjosa Osmani në Suharekë: Nuk jan serioz ata që zotohen për luftë kundër korrupsionit në të njejten kohë që janë regjizor të “Prontos”

Nga: Fadil Bytyçi Më: 17 shtator 2019 Në ora: 18:30
Vjosa Osmani

Kandidatja për kryeministre të Kosovës nga LDK, zonj.Vjosa Osmani ,gjat qëndrimit të saj në Suharekë  foli për synimet e saja që si kryeminitre e Kosovës kurr nuk do të lejon që të gjejnë hapsir ata që kan abuzuar me besimin qytetar këtu e 20 vite rresht.

Para qindar qytetarve të tubuar  në sheshin “Fadil Vata” ajo ka kritikuar edhe oponentet politik duke vlesuar se ata “nuk kan interes mirëqenjen e qytetarit por grupet e caktuara klienteliste të cilat e kanë sjell në një gjendje Kosoven ku të rinjët sot po largohen nga vendi I tyre”

“ Nuk jan serioz ata që zotohen për luftë kundër korrupsionit në të njejten kohë që mbesin regjizor të “Prontos” tha ajo duke shtuar se “është LDK e vetmja parti me njerëz të pastër si loti e cila objektiv të saj e ka kthimin e dinjitetit të qytetarit dhe shtetit të Kosovës.

Kandidatja për kryeministre të Kosovës, Zonja Osmani tha se LDK ka dyert e hapura çdo kund në boten demokratike në dallim prej atyre që “në emer të vendimeve të pa logjikshme venë në lojë miqësinë me vendet mike të Kosovës të cilat kanë dhën më të miren e mundëshme për lirinë tonë dhe dinjitetit tone”.

Gjat dites Zonj Osmani ka vizituar edhe disa biznese suharekase për të cilat tha se janë biznese të ndershme dhe për këtë duhet të jet krenare Suharekë dhe suharekasit.”Unë sot vizitova disa biznese suharekase dhe jamë fascionuar me suksesin e tyre që bazohet kryesisht në mundin, sakrificen dhe dijen e tyre për zhvillimin ekonomik të Suharekës duke mos qenë të kapura me asnjë nga qarqet e politikes mafioze  që përçdo ditë e dobsojnë zhvillimin e Kosovës” tha ajo. Tutje zonj.Osmani ka premtuar që si  kryeministre e Kosovës biznese të tilla do të ken përkrahjen parezervë të qeverisë sime por  në të njejt kohë kam siguruar edhe të punsuarit se të drejtat e tyre të përcaktuara me ligj nuk do të mund ti cenoj askush” .

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat