Mentor Hyseni: Qyteza e Pozheranit, kurorë e fitores së Vetëvendosjes në Anamoravë

Kosova

Mentor Hyseni: Qyteza e Pozheranit, kurorë e fitores së Vetëvendosjes në Anamoravë

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 20:48
Pamje nga takimi

“Qyteza e Pozheranit me fshatrat përreth të cilët shtrihen aty ku dikur ndodhej qyteti i lashtë Dardanë i Vërbanit antik, ka luajtur përgjatë historisë një rolë të rëndësishëm në promovimin e ideve politike dhe zhvillimëve kulturore me rëndësi Kombëtare.

Qysh në vitin 1905 thuajse njëherazi me shkollën e parë shqipe në Stubëll hapet edhe mësimi në shkollën e Pozheranit, gjë që frymëzonte pjesën tjetër të Anamoravës dhe Karadakut të Shkupit në përhapjen e shkollave shqipe si pjesë e procesit të Pavarësimit Kombëtar ku nuk mungoj edhe kontributi i armatosur që nga lufta e Idriz Seferit deri te lufta e fundit e UCK-së por as masakrat e kobshme si masakra e fundvitit 1944 e njohur si “masakra në xhami”. Pozherani ka qenë dhe mbetët vatër e kulturës dhe progresit shoqëror dikur të përfaqësuara nga shoqëria Përparimi dhe figura intelektuale të kohës dhe vatër e njerëzve të urtë dhe punëtor.

Pozherani në aspektin politik si qendër e madhe banimi ka qenë vendimtare për vendosjën e frymëve politike të reja dhe çrrenjosjen e ideologjive të vjetra. Në këtë prizëm kuptohet edhe përkrahja e madhe që LËVIZJA VETËVENDOSJE! ka pasur që nga pjesëmarrja e parë në zgjedhje në këtë qytezë të njerëzve të lirë dhe të hapur ndaj ideve dhe zgjidhjeve të reja duke u bërë me Qendrën e qytetit të Vitisë forcat kryesore të fitorës së madhe të LËVIZJËS VETËVENDOSJE! në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 në komunën e Vitisë. Me kandidatët e LËVIZJËS VETËVENDOSJE! kemi pasur takime të shumta këto ditë me aktivistet dhe simpatizantët e shumtë të LËVIZJËS në këtë qytezë ku vërehet një shtim i përkrahjës së fuqishme jo vetëm me pjesëmarrjën e madhe në çdo takim të simpatizantëve nga të gjitha lagjëve gjithmonë me figura të reja por edhe entuziazmi i tyre për ti ndarë problemet, ofruar zgjidhje për problemet e qytezës dhe komunës së Vitisë por edhe problemëve të vendit në përgjithësi. Nuk mungojnë as propozimet kreative për kontributë me aktivitete në përkrahje të fitorës sa më të gjërë të LËVIZJËS VETËVENDOSJE!

Pozherani me rëndësinë demografike që ka kërkon investime në infrastrukturë publike që fëmijët dhe gjimnazistët të kenë kushte më të mira për të mësuar; kërkojnë investime në fusha dhe pallestëra të sportit dhe shtëpi kulture që fëmijët dhe më të rriturit të kenë mundësi më të mirë për të praktikuar aktivitete sportiste dhe kulturore; kërkojnë investime dhe mirëmbajtje më të mirë të rrjetëve të furnizimit të ujit dhe rrymës që të shmangën prishjet që ua trazojnë përditshmërinë, etj. Pozheranasit kërkojnë me të drejtë një jetë normale në një Shtet normal dhe këtë mund ta realizojë vetëm LËVIZJA VETËVENDOSJE! Pozheranasit kërkojnë me të drejtë një ndarje më të drejtë të buxhetit të Kosovës ndërmjet komunave që për kokë banori të investohen vlera të përafërta në secilin territor të Kosovës; që udhërëfyes i investimëve të mos jetë tutje klientelizmi politik por arsyeja e interesit të përgjithshëm dhe ofrimi i mirëqeniës secilit qytetar. Pozheranasve u intereson edhe koncepti i decentralizimit funksional si zëvendësues i konceptit të decentralizimit në baza etnike i cili i ka hequr komunës së Vitisë një pjesë vitale të rësursëve të saj dhe nuk duket se ofron zgjidhje për pushtet komunal të mirëfilltë dhe të qendrueshëm në komunat e reja të krijuara mbi ato baza.

Të gjitha këto shqetësime dhe shumë tjera, të cilat i kemi biseduar gjanë e gjatë bashkarisht këto ditë me qytetarët e Pozheranit, i trajton dhe ofron zgjidhje adekuate dhe të detajuar për to më së miri programi i Lëvizjës VETËVENDOSJE! dhe do jenë pjesë e prioritetëve të Qeverisë Kurti dhe natyrisht do jenë edhe shqetësime të bartura nga deputetët e LËVIZJËS VETËVENDOSJE! ndër të cilët ndjeh përgjegjësinë të jem dhe unë prandaj mbajë shënim shqetësimet, aspiratat dhe mbi të gjitha nevojat e adresuar nga secili bashkëqytetar, secila lagje e secilit fshat e secilit qytet.

Që të realizojmë programin tonë dhe të fitojë ndryshimi rrënjësor i politikës për të cilim thërrasim bashkarisht duhet të fitojë sa më gjerësisht LËVIZJA VETËVENDOSJE! që të kemi shumicën e nevojshme për të trajtuar problemet tuaja me duar të lira.

Ftojë secilin nga juve ti bashkohet fushatës së Lëvizjës VETËVENDOSJE! dhe fushatës sime që së bashku të përçojmë zërin e fuqishëm të programit të Lëvizjës VETËVENDOSJE! dhe Qeverisë së Albin Kurtit në çdo lagje të fshatrave dhe qytetëve, te çdo shtëpi, te çdo bashkëatdhetar i yni që e don këtë vend dhe nuk beson në fatalitet mbase gjërat mund të ndryshojnë nëse gjithsecili prej nesh bëhet pjesë e ndryshimit”.

MENTOR HYSENI
KANDIDAT PËR DEPUTET NGA LËVIZJA VETËVENDOSJE! N°40

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat