Rruga e Radoniqit po riasfaltohet

Kosova

Rruga e Radoniqit po riasfaltohet

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 10:58
Rruga e Radoniqit

​Një ëndërr e kahmotshme dhe një nevojë imediate ka qenë riasfaltimi i rrugës që na dërgon në Liqenin e bukur të Radoniqit.

Një lehtësim i lëvizjes për banorët e fshatrave të asaj ane, por edhe për punëtorët e Stacionit të filtrave të KRU Gjakova që çdo ditë e përshkojnë këtë rrugë për të shkuar në punë.

Riasfaltimi i kësaj rruge ka filluar dhe ne si Kompani i gëzohemi shumë këtij fakti, pasiqë ka vite që është adresuar lutja për riasfaltimi e saj, pasiqë KRU Gjakova është pronare e kësaj rruge lokale e cila përdoret edhe nga banorët e fshatrave: Bec, Sopot, Janosh, Palabardh dhe Zhdrellë, për të cilët kjo është rrugë jetësore.

Rruga në fjalë është rrugë e ndërtuar dhe asfaltuar që nga viti 1985.

Dhe tani dëmtimi i rrugës është i nivelit të tillë që kërkon rehabilitim në tërë gjatësinë e rrugës L = 8+598.57m.

Projekti po financohet nga Ministria e Infrastrukturës,të cilët i falenderojmë në krye me Ministrin Pal Lekaj, dhe ne si Kompani  shpresojmë që shumë shpejtë të përfundohen punimet e këtij projekti madhor

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat