Interesim i madh për karvanin shëndetësor “Përshëndetje”

Kosova

Interesim i madh për karvanin shëndetësor “Përshëndetje”

Nga: F.B. Më: 18 shtator 2019 Në ora: 12:16
Fushata është zhvilluar në Bare të Shalës së Bajgorës

Dhjetëra qytetarë të moshave dhe gjinive të ndryshme kanë qenë pjesë e karvanit shëndetësor “PërSHËNDETje” që u realizua nga OJQ “Mundësia” në lokalitetin Bare të Shalës së Bajgorës, aty morën pjesë nxënës, student, nëna, motra e pensionist, të cilët shprehën mirënjohje dhe falënderim për mundësinë e konsultimit , kontrollit, këshillimit dhe lojërave të fëmijëve në këtë pjesë të vendit tonë.

Si dihet sivjet për herë të parë në Kosovë AQH me financimin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) organizon “Karvanin shëndetësor i quajtur "PërSHËNDETje", fushatë kjo vetëdijesimi që po realizohet nga OJQ “Mundësia” në rajonin e Mitrovicës.

Kështu pas realizimit me sukses të fushatës në lokalitetin Prilluzhë (i banuar me komunitete rom edhe serbë), sot aktiviteti i njëjtë por me pjesëmarrje akoma më të madhe është zhvilluar në Bare të Shalës së Bajgorës, ndërkohë që në muajin e ardhshëm po këto aktivitet do zhvillohen edhe në Klinë të Ultë të Skenderajt dhe Broboniq të Mitrovicës.

Image

Sikur në takimin në Prilluzhë ku kanë marr pjesë ekipe të punonjësve shëndetësor, pjesëtarë të trajnuar nga AQH dhe banorë të gjitha moshave në këtë lokalitet, edhe në Bare kishte ekipe dhe personal të QKMF dhe QF, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe qytetarë të shumtë.

Lidhur me aktivitetin në Bare drejtoresha e OJQ “Mundësia” Hasime Tahiri – Hasani ka theksuar se “ Edhe ky aktivitet si shumica e aktiviteteve që zhvillon tash e 18 vite shoqata jonë, kaloi në mënyrën më të mirë të mundshme, tashmë realizuam dy nga katër karvanët shëndetësore që do realizohen në komunat e rajonit të Mitrovicës, në Vushtrri, Skenderaj dhe Mitrovicë, në zona rurale, ku shumë qytetarë patën mundësi kontrolli, këshillimi dhe lojëra për fëmijët, si rast për një përkujdesje edhe vetëdijesim më i madh për ruajtje dhe kujdesin shëndetësor.

Gjatë aktivitetit anë ofruan informata mjaft të rëndësishme mbi shëndetin sikurse është; aktiviteti fizik, duhani, alkooli, mbipesha dhe ushqyeshmëria e shëndetshme nga tendat ku  ishin vendosur profesionistet shëndetësor që shërbime profesionale.

Ky karvan - aktiviteti ka qenë i gërshetuar me mundësi informimi dhe njoftimi lidhur me temat kryesore që përfshihen në këtë projekt, ndërkohë që stafi i mjekëve por edhe vullnetarët janë angazhuar që të dalin në ndihmë secilit persona që ka shprehur kërkesën dhe nevojën për një këshill, ndërsa gjatë këtij aktiviteti ata janë shërbyer edhe ushqim dhe pije falas.

Një nga pikat më të dashura dhe frekuentuar  ishte organizimi i argëtimit dhe lojës për fëmijët e pranishëm, siç ishte edhe kësaj radhe, kur për më të vegjlit u kujdesen animatorët me program argëtues.

Ky aktivitet në vendin tonë po zhvillohet për herë të parë, më herët një projekt i këtillë është realizuar në Shqipëri, ndërkohë që në vendin tonë  gjithsejtë do realizohen 8 karvanë, 4 prej të cilave do realizohen nga organizata KOPF, ndërkohë që 4 të tjera në rajonin e Mitrovicës do të realizohen nga “Mundësia”.

Image

Si në karvanin e zhvilluar në Prilluzhë dhe Bare edhe në karvanët tjerë në Klinë dhe Broboniq do të marrin pjesë edhe stafi dhe personali shëndetësor nga Mitrovica, Vushtrria dhe Skenderaj, të cilët kanë përfunduar një cikël trajnimi lidhur me këtë fushatë nga AQH.

Shumë pensionistë edhe të moshuar kanë shprehur falënderimin për mundësinë që nga goja e profesionistëve të marrin këshilla të ngritjes së vetëdijes në temat: ; aktiviteti fizik, duhani, alkooli, mbipesha dhe ushqyeshmëria e shëndetshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat