Protestohet në Lipjan kundër rritjes së çmimeve të biletave

Kosova

Protestohet në Lipjan kundër rritjes së çmimeve të biletave

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 20:21
Foto

Disa të rinj nga Komuna e Lipjanit kanë protestuar, duke kërkuar, uljen e çmimeve të biletave të autobusëve. Sipas tyre, çmimi prej 70 centësh është i lartë pasi që operatorët nuk ofrojnë shërbime.  

Adriatik Llugiqi nga Lipjani po proteston për ngritjen e çmimeve të biletave nga kompanitë e autobusëve të kësaj komune. Ai tregon arsyet se pse këto çmime duhet të ulen.

“Arsyet pse protestojmë janë disa: Së pari s’ka siguri në autobusa. E dyta shtatë kompani të autobusëve e kanë shkelur ligjin e konkurrencës në Lipjan dhe së treti, nuk ka kupona fiskal”, deklaroi Adriatik Llugiqi 

Njëra nga organizatorët e kësaj proteste, Laurita Terpeza, ngritja e çmimit të biletave është shqetësues, në rrethanat që jetojnë të rinjtë.

“Nëse i rritni çmimet, rritni së paku edhe standardet tjera. Nëse vazhdohet kështu, çmimet duhet ulur sepse nuk po mundemi të ballafaqohemi me këto çmime të biletave”, tha Laurita Terpeza.

RTV Dukagjini ka provuar të merr një përgjigje nga kompanitë e autobusëve, por ata nuk pranuan të flasin, në lidhje me këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat