Kiçmari ka vizituar gratë e Krushës së Madhe, dëmet e shkaktuara nga zjarri po sanohen

Kosova

Kiçmari ka vizituar gratë e Krushës së Madhe, dëmet e shkaktuara nga zjarri po sanohen

Nga: A.SH Më: 19 shtator 2019 Në ora: 08:42
Sabri Kiçmari

Kandidati për deputet në radhët e LVV, Sabri Kiçmari ka vizituar gratë e Krushës së Madhe.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se këto gra dhembjen për humbjen e më të dashurve të tyre gjatë luftës e kanë shndrruar në vullnet për të siguruar të ardhmen, me produktet dhe punën e tyre.

Postimi në Facebook:

Vizitë grave të Krushës së Madhe, të cilat dhembjen për humbjen e më të dashurve të tyre gjatë luftës e kanë shndrruar në vullnet për të siguruar të ardhmen, me produktet dhe punën e tyre. Dëmet e shkaktuara nga zjarri në ambientet e tyre të punës po sanohen. Rastësisht arritëm në momentin kur punëtoret e vyeshme të Krushës e befasuan menaxheren e tyre, zonjën Fahrie, në ditëlindjen e saj. Sa do të dëshiroja, që t’i shoh më shpesh kështu të gëzuara këto gra, që mbi supet e tyre mbartin vuajtjen dhe sakrificën për liri.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat