Rifillon shërbimi shëndetësor në QMF e Kijevës

Kosova

Rifillon shërbimi shëndetësor në QMF e Kijevës

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 10:07
Foto

Qendra e Mjekësisë Familjare (QMF) në Kijevë, është riparuar në tërësi, falë një donacioni nga organizata zvicerane AQH, dhe tashmë ka rifilluar ofrimi i shërbimeve shëndetësore në këtë qendër, por në kushte më të mira dhe ambient më të zgjeruar.

Për këtë qëllim, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti, sot e kanë vizituar QMF-në në Kijevë.

“Pas riparimeve të bëra brenda ambienteve të kësaj qendre, janë krijuar kushte më të mira për ofrimin e shërbimeve shëndetësore, për të gjithë banorët e kësaj të cilët i marrin shërbimet këtu. Këto riparime të kryera janë bërë falë bashkëpunimit të mirë me AQH-në, të cilët i falënderoj për investimet e vazhdueshme në shëndetësi në komunën tonë”, tha kryetari Begaj, i cili u nda i kënaqur me këtë investim, në meremetimin e objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kijevë.

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale, Liridon Hoti, tha se bashkëpunimi i mirë me AQH-në, ka bërë që kjo organizatë zvicerane të vazhdojë për përkrahë shëndetësinë në Malishevë, përmes projekteve të ndryshme dhe në fusha të ndryshme të shëndetësisë, përmes mjete konkretizuese dhe investimeve si kjo. Sipas tij, AQH, në riparimin e QMF në Kijevë, ka investuar 22 mijë e 800 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat