Nismës i bashkohet ish-luftëtari i UÇK-së

Kosova

Nismës i bashkohet ish-luftëtari i UÇK-së

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 18:07
Shkumbin Terpeza dhe Endrit Shala

Ish-luftëtari i UÇK-së, Shkumbin Terpeza, sot i është bashkuar Nismës Sociademokrate.

Mirëseardhje i ka uruar edhe ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, duke thënë se persona të tillë e nderojnë partinë.

Ai tha se Shkumbini është invalid i luftës që bashkë me shokë u bashkua për të sjellë lirinë e Kosovës.

Ja postimi i plotë:

Vizioni i NISMA-së po bashkon qytetarët gjithandej vendit.

Anëtarësimet e figurave të ndryshme, si profesionist, student, veteran e invalid të luftës, njerëz që bënë historinë dhe sollën lirinë na obligon të vazhdojmë punën, të bashkojmë njerëzit tanë për shtetin tonë.

Kisha kënaqësinë që sot bashkë me kandidatin për deputet Bekim Brestovcin, t’i urojmë mirëseardhje në NISMA, Shkumbin Terpezës, luftëtarit të orëve të para të UCK-së.

Shkumbini është edhe invalid lufte, sepse u bë bashkë me shokët e tij dhe popullin e Kosovës për liri. Pas lufte, Shkumbini vazhdoi aktivitetin e tij në shërbim të shtetndërtimit, tashmë këtë aktivitet do ta vazhdojë në konceptin #bashkëpërshtetin.

Personat e tillë na nderojnë edhe më shumë.

Jam shumë i lumtur që bashkimi për shtetin po bëhet, dhe Nisma Socialdemokrate po rritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat