Daka dhe kryesuesja e vëzhguesve të BE-së flasin për zgjedhjet në Kosovë - Bota Sot
Daka dhe kryesuesja e vëzhguesve të BE-së flasin për zgjedhjet në Kosovë

Kosova

Daka dhe kryesuesja e vëzhguesve të BE-së flasin për zgjedhjet në Kosovë

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 19:12
Valdete Daka, priti në takim Viola von Cramon – Taubadel

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, priti në takim Kryesuesen e Vëzhguesve të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, Viola von Cramon – Taubadel.

Anëtarja e Parlamentit Evropian shoqërohej edhe nga Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së në Kosovë, ambasadorja Nataliya Apostolova.

Daka i uroi mirëseardhje në Kosovë vëzhguesve nga Bashkimi Evropian dhe i informoi lidhur me ecurinë e përgatitjeve që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke i zhvilluar për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 6 tetor 2019.

Ajo u shpreh se për KQZ-në vëzhgimi i zgjedhjeve është i domosdoshëm dhe i rëndësisë së veçantë, pasi në këtë mënyrë rritet besueshmëria në procesin zgjedhor dhe se gjetjet e vëzhguesve i ndihmojnë KQZ-së në adresimin e çështjeve të caktuara.

Nga ana e saj, Shefja e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Viola von Cramon – Taubade ltha se kymision do të vëzhgojë procesin zgjedhor në Kosovë, para, gjatë dhe gjithashtu pas zgjedhjeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...