Kandidati i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Valon Grabovci, ka vazhduar takimet me përkrahësit dhe simpatizantët e PDK-së.
Grabovci, që është pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës, ka premtuar se do të angazhohet për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Ai gjatë pasdites së sotme ka takuar shumë qytetarë në Fushë Kosovë, Damanek të Malishevës dhe studentë të Universitetit të Prishtinës.
Postimi i Grabovcit në Facebook:
Një tjetër takim me aktivistë të nëndegëve të qendrës së Fushë Kosovës, në mbrëmje, ishte tejet frymëzues. Bashkëbisedim, e diskutime me kolegë të studimeve e profesionit rreth zhvillimit ekonomik dhe mundësive që ka vendi. Për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës, do angazhohem në vazhdimësi. Vetëm kështu, do e bëjmë Kosovën vend atraktiv për investime të reja.
#PërTyDheShtetin112
#KadriVeseli1
#ValonGrabovci79