Rrjeti energjetik në shumë fshatra të Malishevës i vjetruar - Bota Sot
Rrjeti energjetik në shumë fshatra të Malishevës i vjetruar

Kosova

Rrjeti energjetik në shumë fshatra të Malishevës i vjetruar

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 08:47
Kuvendi i Komunës së Malishevës

Kuvendi i Komunës së Malishevës, e ka përfunduar ciklin e dëgjimeve buxhetore për projekt buxhetin e vitit 2020, ku banorët kanë kërkuar rregullimin e rrjetit të energjetik, pasi në shumë fshatra ky rrejt është i vjetruar, e në shumë raste paraqet edhe rrezik për banorët, për shkak të shtyllave të vjetruara.

Edhe pse banorët janë të vetëdijshëm se komuna nuk është kompetente në rregullimin e rrjetit energjetik, ata kanë kërkuar që komuna të ushtrojë ndikimin e saj, për rregullimin e këtij problemi, në shumë fshatra.

Sipas një komunikate të komunës, mbrëmë kanë përfunduar dëgjimet publike, me mbajtjen e takimeve në fshatrat Pagarushë, Astrazup dhe Shkozë, ku anëtarët e Kuvendit të Komunës dhe të Komitetit për Politikë dhe Financa, i kanë marrë kërkesat e banorëve, me qëllim të përzgjedhjes së prioriteteve për investime kapitale në vendbanimet e Komunës së Malishevës.

Infrastruktura rrugore, kanalizimet dhe ujësjellësit, ishin kërkesat e kryesore të banorëve për investime, ndërsa kanë kërkuar që buxheti të orientohet edhe në investime që lidhen me zhvillimin e komunës në përgjithësi, përkatësisht përmes përkrahjes në bujqësi, por edhe investime tjera të mundshme strategjike që do të ndikojnë në zhvillimin e përgjithshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...