Asfaltohen 1.3 kilometra rrugë në Stapanicë të Malishevës

Kosova

Asfaltohen 1.3 kilometra rrugë në Stapanicë të Malishevës

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 16:11

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme, në fshatrat e Komunës së Malishevës, në veçanti të asaj rrugore, sot në fshatin Stapanicë, ka filluar asfaltimi i rrugëve me një gjatë si prej 1300 metra. Dy rrugët të cilat janë asfaltuar sot, lidhin dy lagje të këtij vendbanimi me pjesën tjetër të fshatit dhe me shkollën.

Asfaltimin e rrugëve e kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati, të cilët janë shoqëruar nga kryetari i fshatit, Asllan Buzhala. Nënkryetari Berisha,  i ka uruar banorët e fshatit për rrugët e reja të cilat po asfaltohen, asfalt i cili ju lehtëson lëvizjen banorëve dhe nxënësve të fshatit.

Edhe kryetari i fshatit Stapanicë, Asllan Buzhala është shprehur i kënaqur me asfaltimin e rrugëve, pasi të dy pjesët e fshatit tashmë e kanë më të lehtë të lëvizin, e në veçanti nxënësit,  dhe se është një prej investimeve më të mëdha në fshat që nga paslufta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat