Një ditë para aksionit të madh Matoshi pret delegacionin estonez

Kosova

Një ditë para aksionit të madh Matoshi pret delegacionin estonez

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 19:08
Fatmir Matoshi dhe Siim Kiisler

Ministri në largim i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, një ditë para aksionit të madh të pastrimit të tokës, priti në takim një delegacion nga Estonia, të prirë nga ish Ministri i Mjedisit në Estoni dhe Presidentin e katërt të UNEA (United Nations Environmental Assembly), Siim Kiisler.

Ministri Matoshi para delagacionit estonez foli rreth sfidave që ka Kosova, në fushën e mjedisit dhe veprimet që ministria që ai drejton po i ndermerrë. Ai tutje tregoi rreth aksionit të madh 3 mujor që vitin e kaluar ka organizuar Kosova, e për të cilin aksion shteti ynë mori çmim ndërkombëtar.

“Kosova në shumë çështje të mjedisit po merr shembull Estoninë si shtet që ka arritur suksese të mëdha në mbrojtjen e mjedisit, në menaxhimin e mbeturinave dhe në sistemin e kthimit të depozitave”, tha Matoshi.

Nga ana tjetër ish ministri Siim Kiisler, përgëzoi ministrin Matoshi dhe Kosovën për angazhimin e tyre për përmirësimin e gjendjes së mjedisit.

Ai po ashtu ofroi përkrahjen e shtetit të tij për Kosovën, në rrugën e zhvillimit të politikave progresive mjedisore. Matoshi e Siim Kiisler në fund bënë thirrje që nesër qytetarët e Kosovës dhe shteteve tjera demokratike të marrin pjesë në aksionet e pastrimit të tokës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat