Kandidati për deputet nga lista e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, në një postim të tij në Facebook ka shkruar për Vetingun në polici.
Ai thotë se vetingu do të bëhet për nivelet e larta komanduese, e jo për policët e thjeshtë.
"Vetingu do të bëhet për nivelet e larta komanduese e jo për policët, kjo është përkrahja më e madhe për policët", ka shkruar Bajqinovci duke e publikuar edhe deklaratën e Albin Kurtit.
"Albin Kurti: Vetingu do të bëhet vetëm për nivelet e larta komanduese në policinë e Kosovës e jo për policët", ka shkruar tutje Bajqinovci.