Kosova sot udhëheq Ditën për Pastrimin e Botës - Bota Sot
Kosova sot udhëheq Ditën për Pastrimin e Botës

Kosova

Kosova sot udhëheq Ditën për Pastrimin e Botës

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 06:14
Ilustrim

Let’s Do It Kosova sot do ta udhëheq Ditën për Pastrimin e Botës, pas disa muajve koordinim të Fushatës për aksion më të madh qytetar kundër mbeturinave.

Ekipi i Kosovës, në bashkëpunim me ekipin nga Estonia do t’i udhëheqin aksionet në 157 shtete të botës me aktivitete pastrimi.

Kosova, si shembull i suksesshëm në organizimin e fushatave, ideve dhe aktiviteteve kreative, terhoqi vëmendjen në të gjithë botën, andaj ju besua koordinimi që të bëhet Qendra e Botës për të gjitha shtetet në aktivitetin e pastrimit.

Aktivititetet e Ditës së Pastrimit të Botës do të pasqyrohen përmes një transmetimi drejtpërdrejt 24 orësh që do të shfaqet në rrjetet sociale dhe në kanalin e katërt të Televizionit Publik të Kosovës.

Gjatë dites se sotme, mbi 157 shtete të ndryshme të botës do të raportojnë në Qendrën e Let’s Do It në Kosovë për aktivitetet që organizojnë në shtetet e tyre.

Kosova ka krijuar Qendrën e Thirrjeve, e cila do të operojë në Shkollën Finlandeze në Kosovë, dhe do të nisë punën sonte, në mesnatë deri nesër, kur edhe do të përfundojnë të gjitha aktivitetet që organizohen në kuadër të Ditës së Pastrimit të Botës.

Përmes fushatës për Ditën e Pastrimit të Botës, ekipi i Let’s Do It Kosova ka promovuar vazhdimisht vlerat dhe pasuritë natyrore të shtetit të Kosovës në 157 shtete të ndryshme të botës.

Kosova koordinon aktivitetin “Për një Botë më të Pastër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...