UP hap konkursin për master e doktoratë

Kosova

UP hap konkursin për master e doktoratë

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 07:16
Ilustrim

Është hapur konkursi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” për pranimin e studentëve në studimet e master-it dhe doktoratës për vitin akademik 2019/20.

Në një njoftim drejtuar për media, nga UP u bë e ditur se në studimet postdiplomike-master, për ketë vit akademik, do të regjistrojë 2425 studentë, ndërkaq, në studimet e doktoratës do të pranojë 116 studentë.

Për të dy nivelet e studimeve afati për aplikim do jetë deri më 26 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat