Hoxha: Lufta kundër korrupsionit, oferta më cilësore elektorale që nga çlirimi

Kosova

Hoxha: Lufta kundër korrupsionit, oferta më cilësore elektorale që nga çlirimi

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 11:12
Dhurata Hoxha

Çështja e luftimit të korrupsionit, e promovuar si pikë e parë dhe prioritet i kandidatit të PDK-së për kryeministrër në mandatin e ardhshëm, Kadri Veselit, ka bërë që Dhurata Hoxha, ministre në detyrë e Integrimit Evropian, të jap një vlerësim shumë interesant për këtë.   

Dhurata Hoxha, luftën kundër korrupsionit si prioritet i parë i Veselit, ka cekur se kjo e bën dallimin si oferta “më cilësore elektorale që nga çlirimi e këndej”.

Këtë vlerësim, ajo e ka bërë në takim me qytetarët në Bregun e Diellit.

“Lufta kundër korrupsionit si prioritet i parë i kryeministrit të ardhshëm, Kadri Veseli, bën dallimin në ofertën më cilësore elektorale që nga çlirimi e këndej. Faleminderit anëtarëve dhe simpatizantëve të Bregut të Diellit”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat