Haradinaj premton kompensim 50% të pagave për çdo punësim fillestar - Bota Sot
Haradinaj premton kompensim 50% të pagave për çdo punësim fillestar

Kosova

Haradinaj premton kompensim 50% të pagave për çdo punësim fillestar

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 17:05
Ramush Haradinaj

Kandidati për kryeministër i AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka shpalosur zotimet bazike të platformës zgjedhore, duke nisur nga zgjerimi i listës së lëndës së parë për ta përkrahur prodhimin, lirim nga tatimi në fitim për produktet që eksportohen, eliminim i burokracisë në ATK, vetëm katër përqind tatim në të ardhura për punëtorët në prodhim dhe kompensim të 50% të pagave për çdo punësim fillestar.

Ai këto komente i bëri gjatë vizitës në njërën nga ndërmarrjet tregtare prodhuese në Viti.

“Në ndermarrjen tregtare prodhuese "Mërgimi" në Viti, me pronar Rizajet Kamberi, që merret me prodhimin e mobilieve dhe shitjen e materialit për elektrikë, shpalosa zotimet bazike të platformës sonë zgjedhore, duke nisur nga zgjerimi i listës së lëndës së parë për ta përkrahur prodhimin, lirim nga tatimi në fitim për produktet që eksportohen, eliminim I burokracisë në ATK vetëm katër përqind tatim në të ardhura për punëtorët në prodhim dhe kompensim të 50% të pagave për çdo punësim fillestar. Koncepti 100% shtet i përket biznesit privat, prodhuesit dhe produktit vendor 100% Kosovë”, ka shkruar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...