Osmani iu uron shërim të shpejtë të lënduarve nga tërmeti në Shqipëri

Kosova

Osmani iu uron shërim të shpejtë të lënduarve nga tërmeti në Shqipëri

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 12:06
Vjosa Osmani

Kandidatja nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se po e ndjekë me shqetësim situatën e krijuar pas tërmeteve që goditën Shqipërinë.

Ajo ka thënë se është jashtëzakonisht e prekur nga raportimet për numër të madh të të lënduarve dhe dëmet e mëdha.

“Uroj shërim të shpejtë për të lënduarit dhe rimëkëmbje të mbarë për të gjithë të prekurit e tjerë nga kjo fatkeqësi. Në këto momente të vështira, jemi me ju”.

Postimi i Osmanit:

Po ndjekë me shqetësim situatën e krijuar pas tërmeteve që goditën Shqipërinë. Jam jashtëzakonisht e prekur nga raportimet për numër të madh të të lënduarve dhe dëmet e mëdha. Uroj shërim të shpejtë për të lënduarit dhe rimëkëmbje të mbarë për të gjithë të prekurit e tjerë nga kjo fatkeqësi. Në këto momente të vështira, jemi me ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat