Veseli në Kamenicë: Ne nuk ua mbyllim shkollat, por ua përmirësojmë jetesën dhe ngrisim mirëqenien - Bota Sot
Veseli në Kamenicë: Ne nuk ua mbyllim shkollat, por ua përmirësojmë jetesën dhe ngrisim mirëqenien

Kosova

Veseli në Kamenicë: Ne nuk ua mbyllim shkollat, por ua përmirësojmë jetesën dhe ngrisim mirëqenien

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 17:43
Kadri Veseli

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka takuar qytetarët të Roganës dhe Koretinit të Kamenicës.

Veseli ka thënë se qeveria e tij do t’i mbështesë me subvencione të veçanta të gjithë banorët e zonave kufitare për ta zhvilluar jetën e tyre atje.

Ai ka thënë se në fokus e kanë gjithmonë qytetarin, kudo që ai jeton, për t’ia përmirësuar jetesën dhe ngritur mirëqenien, jo për t’ia vështirësuar jetën me mbyllje të shkollave.

“Në Roganë dhe Koretin të Kamenicës, me banorët e këtyre fshatrave, biseduam për programin zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës. Në fokusin tonë është gjithmonë qytetari, kudo që ai jeton, për t’ia përmirësuar jetesën dhe ngritur mirëqenien, jo për t’ia vështirësuar jetën me mbyllje të shkollave. Qeveria ime do t’i mbështesë me subvencione të veçanta të gjithë banorët e zonave kufitare për ta zhvilluar jetën e tyre atje. Jetësimi i programit tonë garanton mundësi të shumta për rininë, vende të reja të punës dhe perspektivë më të madhe për vendin tonë”, ka shkruar Veseli në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...