Sot shënohet Dita Tradicionale e Mollës - Bota Sot
Sot shënohet Dita Tradicionale e Mollës

Kosova

Sot shënohet Dita Tradicionale e Mollës

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 06:00
Ilustrim

Shoqata "Pema Kovrage" në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Kuvendit Komunal të Istogut organizon ditën tradicionale të vjeljes se mollës në fshatin Kovragë të Komunës së Istogut.

Kjo është një ditë e rëndësishme për fermerët, pasi që e njëjta shënon rritjet e punës së tyre dhe rezultatet që i kanë arritur ata me mundin e tyre si fermerë.

Përmes përkrahjes së projekteve në sektorin e pemëtarisë, tashmë prodhuesit kanë arritur që të lehtësojnë punën e tyre duke u mundësuar edhe rritjen e sipërfaqeve të mbjella me mollë.

Sipas të dhënave zyrtare, në gjithë territorin e Kosovës, sektori i pemëve përfshin një sipërfaqe prej 8785 hektarë, ndërsa vetëm me kulturën e mollës janë të mbjellë 2076 hektarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...