Konfiskohen barna të ndaluara për qarkullim në Kosovë

Kosova

Konfiskohen barna të ndaluara për qarkullim në Kosovë

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 18:15
Ilustrim

Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë, në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik pranë Ministrisë së Shëndetësisë, sot kanë ndërmarrë një operacion kontrolli në disa barnatore në Skenderaj.

Pas realizimit të kontrollit të përbashkët në dy barnatore janë gjetur sasi e barnave pa banderola, rreth 261 paketime të llojeve të ndryshme, rreth 58 copë ampula, që nuk iu dihej prejardhja dhe barna nga lista esenciale (20 insulina), të cilat janë konfiskuar.

Lidhur me këto raste është njoftuar prokuroria dhe sipas udhëzimeve të prokurorit kujdestar ndaj dy personave të dyshuar është iniciuar rasti në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat