Ilir Kërqeli, kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se partia e tij do të kujdeset për ndërmarrësit dhe ata do të kenë rol kyç në hapjen e vendeve të reja të punës.
Kërqeli thekson se duke eleminuar evazionin fiskal dhe duke hequr monopolet zhvatëse, do të ketë ambient të barabartë për sektorin privat.
Të gjitha këto mund të bëhen me Levizjen Vetëvendosje, ka thënë Kërqeli.