Activate Talks i UNICEF trajton me të rinjtë temën “Tajkalimi i kufijve”

Kosova

Activate Talks i UNICEF trajton me të rinjtë temën “Tajkalimi i kufijve”

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 06:27
Ilustrim

Zyra e UNICEF-it në Kosovë do të nis eidicioni i dytë i Activate Talks, një ndër ngjarjet më të mëdha që UNICEF organizon me të rinjtë nga gjithë Kosova.

Këtë herë Activate Talks trajton temën “Tajkalimi i kufijve”, dhe mbledh më shumë se 300 të rinj, dhe prezanton mbi 20 projekte të implementuara nga të rinjtë në të mirë të komunitetit ku jetojnë, me mbështetjen e UNICEF dhe partnerëve tanë.  

Activate është ngjarje që ngërthen në vete invoatorët e rinj, si zgjidhës të problemeeve të shoqërisë dhe krijues të ideve të reja që kontribuojnë në të mirë të komunitetit.

Këtë edicion, sikurse edhe edicioneve tjera, UNICEF ka ftuar mysafirë special nga gjithë bota për të shënuar këtë ngjarje dhe për të motivuar të rinjtë.

Mysafir special në këtë edicion është Janis McDavid i cili është folës motivues me aftësi të kufizuar.

Janis para të rinjve nesër do të ndajë rëfimin e tij jetësor dhe rrugëtimin e një 8 vjecari që sapo kishte zbuluar se ishte më ndryshe nga të tjerët, deri të Janis që është sot, një ndër inspiruesit më të mëdhenjë në mbarë globin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat