Sot priten masa më të ftohta ajrore

Kosova

Sot priten masa më të ftohta ajrore

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 06:39
Ilustrim

23.09.2019 - Fusha të presionit të ulët nga Atlantiku kanë filluar të shtrihen mbi rajon, që gjatë ditës së sotme sollën edhe reshje shiu. Ditëve në vijim, nën këto kushte, do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vransira dhe reshje shiu, e ditën e mërkurë edhe me intervale të shkurta me diell.
Ditën e martë pritet të depërtojnë masa më të ftohta ajrore, që pritet të zbresin lehtë temperaturat maksimale edhe nën vlera mesatare.
Reshje të dobëta shiu priten gjatë ditës së enjte, e nga dita e premte reshjet do të pushojnë, e në fundjavë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, e temperaturat gradualisht do të rriten rreth vlerave mesatare.

24.09.2019 - Kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje shiu. Gjatë ditës reshjet mund të shoqërohen edhe me bubullimë. Erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja, e pasdite nga veriu 2-9m/s. Indeksi UV: 2.
25.09.2019 - Kryesisht me vransira, e gjatë ditës me intervale të shkurta me diell. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-7m/s. Indeksi UV: 4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat