Bytyqi zotohet për infrastrukturë dhe tekste shkollore për nxënësit e shkollës "Gjon Serreçi"

Kosova

Bytyqi zotohet për infrastrukturë dhe tekste shkollore për nxënësit e shkollës "Gjon Serreçi"

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 11:58
Bytyqi zotohet për infrastrukturë dhe tekste shkollore për nxënësit e shkollës "Gjon Serreçi"

Ministri në largim i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka vizituar shkollën fillore "Gjon Serreçi" në Ferizaj, shkollë kjo e cila po ballafaqohet me mungesë të hapësirës dhe po ashtu mungesë të teksteve shkollore.

Bytyqi me këtë rast ka premtuar se kjo shkollë do të operojë me dy ndërrime e jo me tri sikur deri tani.

Ai u zotua se së shpejti nxënësit e kësaj shkolle do të pajisjen edhe me tekstet shkollore, derisa theksoi se MASHT ka bërë shpërndarjen e duhur për komunën e Ferizaj.

Bytyqi: Jemi të gatshëm të ju ndihmojmë

"DKA është duke bërë përpjekje që ta ndërtojnë një shkollë e cila ka filluar të ndërtohet e pastaj të bëhet bartja e nxënësve të kësaj shkolle, por edhe ne si ministri u zotuam që mund t'i përkrahim DKA dhe shkollën nëse do gjendet ndonjë zgjidhje. Ne jemi të gatshëm tu ndihmojmë. Po ashtu e diskutuam edhe çështjen e teksteve shkollore ne si ministri e kemi bërë shpërndarjen me kohë të teksteve shkollore në komunë, por i mbetet komunës me pa se si është bërë shpërndarja mos kemi libra që kanë shkuar në shkollë që ka libra më tepër sesa nxënës dhe pas kësaj analize ne jemi të gatshëm me kompensu nëse na vjen analiza se ka mungesë në shpërputhje me numrin e nxënësve", u shpreh Bytyqi.

Drejtori i Arsimit në komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani ka vlerësuar se gjendja e shkollës fillore" Gjon Serreçi" nuk është aspak e mirë, por që sipas tij, ndërtimi i shkollës së re në të cilën do kalojnë nxënësit e shkollës "Shaban Hashani" e objekti i kësaj shkolle do i vihet në dispozicion nxënësve të "Gjon Serreçit".

Ai tha se janë duke punuar që nxënësit e kësaj shkolle të pajisen me libra shkollor.

Llabjani: Do i pajisim nxënësit me tekstet shkollore

"Ne jemi detyruar që ta kthejmë procesin mësimor në tre ndërrime por që besojmë se nuk do zgjas shumë dhe do bëjmë zgjidhje. Është e vërtetë që kemi pasur pak telashe edhe me tekstet jemi në bashkëpunim me drejtorit e të gjitha shkollave të Ferizajt tashmë edhe drejtori i ka gjetur disa libra në shkollat tjera dhe së bashku me ministri do shohim t'i pajisim nxënësit me tekstet shkollore", deklaroi Llabjani.

E, Drejtori i shkollës fillore të mesme të ulët "Gjon Serreçi", Nazmi Heda teksa ka folur për gjendjen jo të mirë të shkollës që ai udhëheqë, theksoi nevojën për krijim të kushteve më të mira për mësim në këtë shkollë.

Ai tha se nga i pari i Arsimit në Kosovë ka marr garancat se së shpejti nxënësit e kësaj shkolle do gëzojnë kushte më të mirë për procesin mësimor.

Heda: Shpejt do sigurojmë kushte për mësim

"E njoftova ministrin për kushtet e rënda të objektit i cili është stërvjetëruar, funksionon me vështirësi në të gjitha segementet ...u morëm vesh për mobiliim të strukturave edhe të shkollës edhe të drejtorisë së Arsimit, edhe në përkrahje të madhe të ministrisë së Arsimit që na garantoi Bytyqi që së shpejti do marrin hapa që të zgjidhim një çështje më të rëndësishme duke u siguruar nxënësve tanë hapësirë më të mirë, ngrohje, pastërti dhe gjithçka që do jetë në funksionim të dijes", tha Heda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat