Ndryshojnë temperatura, ky është parashikimi për dy ditët e ardhshme

Kosova

Ndryshojnë temperatura, ky është parashikimi për dy ditët e ardhshme

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat më të theksuara do të jenë rrëzë maleve.

IHMK ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndjeshëm parashihet të rriten, duke shënuar vlerat ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat