Muhaxhiri: Dialogu do të jetë puna më e vështirë për Qeverinë e re

Kosova

Muhaxhiri: Dialogu do të jetë puna më e vështirë për Qeverinë e re

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 00:28
Artan Muhaxhiri

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë se Qeveria e re që do të zgjedhet pas zgjedhjeve të 6 tetorit sfidë e ka dialogun me Serbinë dhe përmbylljen e këtij procesi.

“Mendoj se kjo qeveri do ta ketë ndër punët më të vështira që ndonjë qeveri e Kosovës ka pasë ndonjëherë. Është para shumë presioneve. Në këtë kontekst është e pritshme që tema kryesore të jetë dialogu, largimi-pezullimi-suspendimi i taksës”.

“Qeveria e re do të jetë Qeveri e dialogut. Nuk do të ketë logjikë që të themelohet Qeveria që e vazhdon status-quo-n”, ka thënë Muhaxhiri.

“Dialogu po prezantohet si akt i thjeshtë burokratik. Dialogu është përfundim i një etape historike. E përfshinë elementin ekonomik, historik, të sigurisë, elementin e integrimin në BE… Të gjitha këto fusha do të jenë të ndikuara. Do të ketë edhe grupe punuese që do të merren me këto fusha.”

Sipas Muhaxhirit institucionet e Kosovës duhet të fokusohen në procesin e dialogut që është prioritet historik.

“Procesi nuk do të zgjasë pesë ose 10 vjet, por një vjet ose dy. Janë të gjitha indikacionet se është etapa e fundit dhe Kosova duhet të përgatitet me ekipin më të mirë të mundshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat