Moti për ditën e premte

Kosova

Moti për ditën e premte

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 07:05
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten dhe të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat më të theksuara do të jenë rrëzë maleve.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndjeshëm parashihet të rriten, duke shënuar vlerat ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat