Mjerim: Në këtë pozitë renditet Kosova për nga varfëria

Kosova

Mjerim: Në këtë pozitë renditet Kosova për nga varfëria

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të INSTAT, Kosova ka dalë e dyta në rajon për nga shpenzimet e buxhetit mujor që i bën vetëm për ushqime. Sipas këtyre të dhënave thuhet se 50% të pagës mujore qytetarët i shpenzojnë vetëm për ushqime. Ndërsa Shqipëria bashkë me qytetin e Beratit, Dibrës dhe Durrësit ka dalë e para duke e rritur buxhetin e tyre mujor për ushqime më shumë se vitet e tjera.

Kjo peshë e lartë e shpenzimeve për ushqime është një tregues i varfërisë në vend , ku pjesa më e madhe e të ardhurave shkon për të siguruar mbijetesën. Në vitin 2018-të ushqimet zunë 44% të shpenzimeve mujore mesatare në shkallë kombëtare, njësoj me vitin e kaluar.

Pas Shqipërisë dhe Kosovës për nga renditja vjen Mali i Zi me 22.8%, Bosnja me 21.5%, Maqedonia me 18.4%, Serbia me 16.5%. Vetëm për bukë dhe drithëra, Shqipëria shpenzon 5% të asaj që prodhon ekonomia në një vit, sërish më e larta në Europë , nga 1.1% që është mësatarja e BE dhe 3.7% që është vendi i dytë pas Shqipërisë , Mali i Zi. Sa më i varfër të jetë një vend, aq më shumë shpenzon ai për ushqime, pasi ushqimi është një nevojë e domosdoshme dhe vetëm pas plotësimit të tyre , njerëzit mund të mendojnë për nevoja të tjera më pak jetësore, ku i fundit vjen argëtimi.

Shpenzimet e larta për ushqime janë dhe një tregues indirekt i varfërisë relative në vend, pasi tregojnë sa të ulëta janë të ardhurat reale të shqiptarëve, teksa një pjesë e rëndësishme e tyre shkon për përmbushjen e nevojave bazë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat