Ferat Shala, i gatshëm të marrë përgjegjësi për përmirësimin e gjendjes së mjedisit

Kosova

Ferat Shala, i gatshëm të marrë përgjegjësi për përmirësimin e gjendjes së mjedisit

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 18:17
Ferat Shala

Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala është shprehur i gatshëm të jap kontributin e tij për të ndihmuar në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë.

“Kosovën e presin shumë sfida në sektorin e mbrojtjes së mjedisit, jam i gatshëm të marrë përgjegjësi të reja për përmirësimin e gjendjes mjedisit në Kosovë”, thotë Shala.  

Në kohën kur Shala ishte emëruar ministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kjo ministri po përballet me shumë sfida, po ndërtohej muri i jashtëligjshëm në veriun e Mitrovicës, kishte probleme me cilësinë e ajrit. Po ashtu lumenjtë dhe resurset ujore ishin në gjendje shumë të rëndë.

Brenda një gjysmë mandati sa Ferat Shala e udhëhoqi MMPH-në, u arritën rezultate konkrete dhe u zgjodhën shumë probleme mjedisore. U zgjodh problemi me murin në pjesën veriore të Mitrovicës dhe u zbatua projekti konkret. Përherë të parë Kosova miratoi një plan për përmirësimin e cilësisë së ajrit. U dhjetëfishua buxheti për rregullimin e shtarëtëve të lumenjve dhe menaxhimin e resurseve ujore, nga 2.5 milionë sa ishte në vitin 2015, në 13 milionë euro në vitin 2017.

Po ashtu filloi ndërtimi i impiantit të parë modern për trajtimin e ujërave të zeza në Prizren.

Çështje e mbrojtjes së mjedisit u ngrit në prioritet të Qeverisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat