Veseli premton Fond 200 milionë euro për Punësim të Qëndrueshëm

Kosova

Veseli premton Fond 200 milionë euro për Punësim të Qëndrueshëm

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 12:41
Kadri Veseli

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, mbrëmë ka takuar edhe banorët e Shalës së Lipjanit.

Ai ka premtuar se prodhuesve do ua subvencionojnë interesin e kredisë deri në 80 për qind për prodhim apo eksportim të produkteve “Made in Kosova”, si dhe ka premtuar themelimin dhe zhvillimin e Fondin për Punësim të Qëndrueshëm në shumë prej 200 milionë euro, i cili objektiv do ta ketë punësimin e të rinjve.

“Partia Demokratike e Kosovës është shpresë edhe për Shalën e Lipjanit. Ne do t’i rrisim grantet investive dhe subvencionet për fermerët e vyeshëm të kësaj ane. Do ua subvencionojmë interesin deri në 80 për qind të gjithë prodhuesve që marrin kredi për prodhim apo eksportim të produkteve “Made in Kosova”.

Ata që e punojnë tokën do të mbështeten edhe në krijimin e lidhjeve me tregje për plasimin e produkteve bujqësore, sepse ne do t’i asfaltojmë edhe 500 kilometra rrugë për t’i lidhur zonat rurale me qendrat urbane. Kapitalin e Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive do ta rrisim në qindra miliona euro dhe do ta themelojmë dhe zhvillojmë edhe Fondin për Punësim të Qëndrueshëm në shumë prej 200 milionë euro, i cili objektiv do ta ketë punësimin e të rinjve.

Ndërtojmë të Ardhmen. Për Ty dhe Shtetin! Votoni Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 112! #PDK112”, ka shkruar Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat