Partia Fjala sot zhvilloi fushatën në Podujevë

Kosova

Partia Fjala sot zhvilloi fushatën në Podujevë

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 18:42
Partia Fjala

Partia FJALA sot në Podujevë zhvilloi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

Edhe në Podujevë sikur çdo komunë tjetër të Kosovës, FJALA nuk i ka ftuar qytetarët në tubim.

Kryetari i FJALËS Gëzim Kelmendi tregoi se politika e Kosovës, e 20 viteve të pasluftës e ka mashtruar qytetarin, e ka varfëruar dhe në fund e ka detyruar ta braktis shtetin dhe të emigroj.

Prandaj nuk është e drejtë të maltretohen qytetarët nëpër tubime.

Kryetari i FJALËS Kelmendi potencoi që qytetarët e komunës së Podujevës në krye me burrin e madh, herojin Zahir Pajazitin, kanë dhënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Por ata sot nuk po e gëzojnë atë për të cilën kanë luftuar dhe sakrifikuar.

Kelmendi në fund prezentoi edhe kandidatët për deputet nga Podujeva:

1.Xhevdet Maloku - magjistër i ekonomisë.

2. Driton Rexhepi- jurist.

3.Faruk Aliu- ekonomist.

Kandidati për deputet nga Podujeva Xhevdet Maloku tregoj se prioritet i tij mbetet zhvillimi ekonomik i vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat