Drenica e Drenasi po e bëjnë ndryshimin, bashkë me AAK-në për Kosovën 100 për qind

Kosova

Drenica e Drenasi po e bëjnë ndryshimin, bashkë me AAK-në për Kosovën 100 për qind

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 20:12
AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila padyshim që po merr shumë mbështetje nga qytetarët e Kosovvës për garën zgjedhore të 6 tetorit, konceptit 100 për qind shtet, si anjëherë më parë i janë bashkuar fuqishëm edhe Drenica e Drenasi.

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në një postim në rrjetin social Facebook ka treguar se Drenasi dhe Drenica janë mobilizuar si kurrë më parë për shtet 100%.

“Një pritje bujare në familjen e Platon Bucollit në Poklek të Drenasit.

Këtu si gjithandej nëpër Drenicë lufta i kishte goditur me të madhe, por këtu u luftua me mish e me shpirt. Kosova 100% edhe në Drenicën e heronjve të shumtë. Na priftë e mbara”, ka shkruar Daut Haradinaj i cili mban numrin 50 në garën zgjedhore të 6 tetorit.

“Drenicë jam krenar me ju ashtu sikur kam qenë para 25 vitesh”, ka shkuar ndër tjerash kandidati për deputet i AAK-së Daut Haradinaj pas pritjes madhështore nga lagja Gjokaj e Trestenikut, familja e madhe e Xhemë Gokës që i dha shumë vendit ndër breza.

Drenica është kthyer në mbështetëse të madhe për konceptin e AAK-së për shtetin e fortë dhe funksional dhe tashmë po e bëjnë ndryshimin.”Ditën e vazhdova me mbështetës të mëdhenj të konceptit shtet 100%. Po bashkohen Drenica e Dukagjini si në 98’ që u bashkuan për rrugëtimin për liri, sot e tërë Kosova po rreshtohet me 100%. Qyteti i Drenasit po e bënë ndryshimin”, ka shkruar Daut Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat