Krasniqi: ‘Dekada e Re’ e PDK-së, aftësi e vazhdueshme e reformimit të vetvetes

Kosova

Krasniqi: ‘Dekada e Re’ e PDK-së, aftësi e vazhdueshme e reformimit të vetvetes

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 21:50
Memli Krasniqi

Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës ka folur rreth angazhimeve që po bëhen nga ky subjekt politik për të sjellë ndryshime në dekadën e re të vendit.

”PDK gjatë këtyre viteve ka arritur të marrë jo vetëm besimin qytetarë por mbi të gjitha të realizojë një planprogram qytetar”.

”Kemi arritur të realizojmë jo vetëm pritjet që kanë qenë të drejtuara karshi PDK-së por edhe premtimet kur morrëm për herë të parë Qeverinë”.

Krasniqi në Zonën Zgjedhore tha se kjo ka të bëjë me aftësinë e PDK-së për tu përmirësuar dhe reformuar nga vetja.

”Kjo ka të bëjë me aftësinë e PDK-së për ta reformuar vetveten, ka të bëjë me gatishmërinë tonë për të adaptuar ndryshimin”.

”Nëse shihet trajektorja e PDK-së në qeverisje, edhe në kohën kur ka udhëheq PDK-ja vërehet qartë që ne kemi arritur ta rinovojmë vetveten dhe ta përmirësojmë vetveten”.

”Për fat të keq dy mandatet e kaluara PDK për shkak të sistemit zgjedhor në të cilin funksiojnojmë u dësht të bëjmë kompromis dhe ai ishte jo i vogël. U detyruam të heqim dorë nga pozita më e rëndësishme institucionale ajo e kryeministrit”.

”Misioni i Ri është përmbushur në masë të madhe brenda qeverisjes së fundit jo por të parafundit brenda dikastereve që ka udhëheq PDK”.

”E vërtetë që ne ia dhamë postin Isa Mustafës ata kishin një qasje dhe dinamikë krejt tjetër nga PDK në politikëbërje dhe politika qeverisëse”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat