Koalicioni 100% Kosovë sot vazhdon me tubimet në Istog dhe Klinë

Kosova

Koalicioni 100% Kosovë sot vazhdon me tubimet në Istog dhe Klinë

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 09:37
Koalicioni AAK-PSD

Fushata zgjedhore do të vazhdojë edhe sot me disa aktivitete të paralajmëruara nga partitë politike.

Aleanca për Ardhmërinë Kosovës, bashkë me PSD-në, sot kanë paralajmëruar se do t’i mbajnë dy tubime.

Tubimi i parë do të mbahet në Istog, duke filluar nga ora 18:00. Sipas një njoftimi të AAK-së, vendi ku do të mbahet tubimi është shtëpia e kulturës “Adem Jashari”, mirëpo opsion mbetet edhe sheshi para shtëpisë së kulturës.

Tubimin tjetër, koalicioni AAK-PSD do ta mbajë në Klinë, duke filluar nga ora 19:30, në shtëpinë e kulturës “Jehona e Dukagjinit”.

Dje ky koalicion ka mbajtur tri tubime kryesore, në Mitrovicë, Ferizaj e Kaçanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat