Vazhdon moti i nxehtë, nga e dita e enjte moti i vranët dhe me reshje shiu

Kosova

Vazhdon moti i nxehtë, nga e dita e enjte moti i vranët dhe me reshje shiu

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 06:29
Ilustrim

Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të rritur atmosferik, në këtë kushte meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme.

Vranësirat ditën e enjte nuk do të jenë stabile, kjo si pasojë e fushave ciklonike të cilat do të shtrihen mbi vendin tonë, duke sjellur mot të vranët dhe me reshje shiu.

Reshjet do të ndikojnë në uljen e vlerave të maksimaleve të paktën për 10 gradë Celsius, derisa temperaturat minimale do të mbeten konstante me ditët paraprake.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-28 gradë Celsius.

Dita e enjte parashihet t’i regjistroj vlerat më të ulëta, ndërsa ditët tjera mbeten me temperatura të larta, mbi vlerat e normales. Indeksi UV mbetet mesatar, kështu që kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit deri ditën e enjte, ku pastaj era do ta ndërron kahun në drejtim të verilindjes, shpejtësia e së cilës gjatë kësaj periudhe do të arrijë deri 9m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat