Haradinaj kujton 21 vjetorin e rënies së mjekut të luftës Shpëtim Robaj

Kosova

Haradinaj kujton 21 vjetorin e rënies së mjekut të luftës Shpëtim Robaj

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 10:50
Shpëtim Roboaj

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka kujtuar 21-vjetorin e rënies së mjekut të luftës të UÇK-së Shpëtim Robaj.

Haradinaj ka thënë se Robaj me punën e tij humane shëroi në frontet e luftës shumë luftëtarë.

Ai ka theksuar se si edhe shumë kolegë të tjerë të Shpëtimit, me misionin e tyre u vunë në shërbim të atdheut deri në vetëmohim.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Sot, në 21- vjetorin e rënies, kujtojmë me pietet mjekun atdhetar të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shpëtim Zeqir Robaj, që me punën e tij humane, shëroi në frontet e betejat e luftës shumë nga trimat tanë. Shpëtimi si edhe shumë kolegë të tjerë me misionin e tyre i dhanë kuptim idealit për luftën për liri dhe pavarësi dhe u vunë në shërbim të atdheut deri në vetëmohim. Krenar me ta gjithë të rënët që në cilëndo mënyrë kontribuan që sot Kosova jonë të jetë e lirë, e pavarur dhe sovrane! RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat