Haradinaj u bën thirrje qytetarëve të votojnë përmes një videoje interesante

Kosova

Haradinaj u bën thirrje qytetarëve të votojnë përmes një videoje interesante

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 16:51
Ramush Haradinaj

I nominuari për Kryeministër nga Koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka publikuar një video në faqen e tij në Facebook, ku fton qytetarët që të votojnë për Koalicionin 100% Kosovë.

Në videon e tij të shkurtër, pasqyrohen njerëz të ndryshëm, të fushave dhe profesioneve të ndryshme.

Sipas njoftimnit për media, në disa sekuenca të videos shihet edhe vetë Haradinaj.

Më së shumti në këtë video shfaqen të rinjtë energjikë.

Në njoftim thuhet se Haradinaj dhe partia e tij janë dalluar në këtë fushatë zgjedhore për marketingun e veçantë, me video të shkurtra që janë shfaqur në faqen e Haradinajt dhe faqen e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat