Veseli premton subvencionim deri në 80% të interesit të kredisë për gjithë fermerët

Kosova

Veseli premton subvencionim deri në 80% të interesit të kredisë për gjithë fermerët

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 17:53
Kadri Veseli

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, sot ka vizituar një fermë të deleve.

Ai ka premtuar se të gjithë prodhuesve do ua subvencionojnë deri në 80 për qind edhe interesin e kredive që i marrin për prodhim apo eksportim të produkteve “Made in Kosova”.

“Një vizitë të shkurtër sot kisha në fermën e deleve “Nisi”, pronë e Ibrahimit dhe Anitës, që me këtë punë mbajnë familjen e tyre.
Duke ditur rëndësinë e madhe që kanë veprimtaritë biznesore blegtorale dhe bujqësore, si Kryeministër do ta zgjeroj dhe rris përkrahjen për të gjithë ata që kanë ferma në vendin tonë.

Të gjithë prodhuesve do ua subvencionojmë deri në 80 për qind edhe interesin e kredive që i marrin për prodhim apo eksportim të produkteve “Made in Kosova”. Dhe, po ashtu, me investime kapitale, ne do t’i asfaltojmë edhe 500 kilometra rrugë, duke lidhur kështu zonat e thella rurale me qendrat urbane për plasim më të lehtë të produkteve në tregje.
Votoni Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 112, për një bujqësi dhe blegtori shumë më të zhvilluar! #PDK112”, ka shkruar Veseli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat