ORCA dhe Admovere organizojnë marsh për 1 Tetorin 1997

Kosova

ORCA dhe Admovere organizojnë marsh për 1 Tetorin 1997

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 06:03
Ilustrim

Në 22 vjetorin e protestës së studentëve të Universitetit të Prishtinës, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) dhe Admovere do të mblidhet te ish ndërtesa e rektoratit të Universitetit të Prishtinës në Velani në rrugën “1 Tetori”, për ta vazhduar marshin e ndërprerë në vitin 1997 nga forcat e regjimit të Millosheviqit.

Mbledhja fillon para shtëpisë së familjes Shoshi në rrugën e quajtur “1 Tetori” dhe do të përfundojë te kampusi i sotëm i Universitetit të Prishtinës, kësaj radhe të ndihmuar dhe të përcjellë nga Policia e Kosovës.

Ky marsh organizohet për t’i nderuar të gjitha familjet që mundësuan arsimin në shtëpitë e tyre private gjatë atyre viteve kur ai ishte ndaluar për shqiptarët nga regjimi i Millosheviqit.

Po ashtu për ta përkujtuar rezistencën e shoqërisë sonë që u përpoq shumë për të drejtën themelore të qasjes në arsim.

Të interesuarit mund të marrin autobusin urban numër 4 dhe duhet të ndalen në stacionin te lagja “Taslixhe”, nga ku vendi i nisjes së marshit është 4 minuta larg.

Ndërkaq, nisja e organizuar nga qyteti do të menaxhohet nga ORCA dhe Admovere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat