Fshati Nakaradë kyçet në gypin e ri të furnizimit me ujë të pijshëm

Kosova

Fshati Nakaradë kyçet në gypin e ri të furnizimit me ujë të pijshëm

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 12:00
Foto

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftoi konsumatorët e Komunës së Fushë Kosovës, pjesa që furnizohet me ujë nga gypi i ri-Fabrika e Trajtimit të ujit Shkabaj deri në Fushë Kosovë, se gjatë ditës së nesërme duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 12:00 do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë është kyçja e 150 konsumatorëve të fshatit Nakaradë në gypin e ri të furnizimit me ujë të pijshëm.

Ua kujtojmë se këta 150 konsumatorë deri më tash janë furnizuar me ujë të pijshëm nga objekti prodhues Kroni/Kuzmin në Fushë Kosovë, ndërsa nga dita e nesërme do të furnizohen me ujë nga Fabrika e Trajtimit të ujit në Shkabaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat