Haradinaj me mesazh pikëllues në përvjetorin e vdekjes së nipit

Kosova

Haradinaj me mesazh pikëllues në përvjetorin e vdekjes së nipit

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 11:22
Shqipdon Haradinaj

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar nipin e tij në përvjetorin e vdekjes, Shqipdon Haradinajn.

Ai ka thënë se në këtë përvjetor, e kujton atë buzëqeshje e pafajësi të një fëmije – të një engjëlli.

“Sot, ndoshta do të festonim, jetën e rininë në Kullën e Plakut Hilmi. Sot, Suzana ndoshta do ta kishte një nga mëngjeset e zakonshme me Ty pranë. Por, sot është ndryshe. Ti nuk je në mesin tonë”.

Postimi i Haradinajt:

Sot, do të festonim, jetën e rininë në Kullën e Plakut Hilmi. Sot, Suzana do ta kishte një nga mëngjeset e zakonshme me Ty pranë. Por, sot është ndryshe. Ti nuk je në mesin tonë. E në këtë përvjetor të amshimit tënd, e kujtojmë atë buzëqeshje e pafajësi të një fëmije, të një engjulli!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty Shqipdon Haradinaj!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat