Kosova e Shqipëria me marrëveshje për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Kosova

Kosova e Shqipëria me marrëveshje për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 16:31
Foto

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me qëllim rritjen e kontributit akademik në procesin e vlerësimit, shpalljes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, si dhe avancimin e mendimit dhe studimeve shkencore tematike.

Sipas një komunikate të Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, marrëveshja u nënshkrua nga zëvendëskryetari i ASH, akademik Vasil S. Tole dhe Isuf Koci, udhëheqës ekzekutiv i KKTK.

“Me këtë rast, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhuroi për bibliotekën e KKTK rreth 150 tituj librash të fushave të ndryshme, botime të saj. Të dy institucionet u dakorduan të bashkëpunojnë edhe për realizimin e kërkimeve, studimeve në fushën e trashëgimisë kulturore dhe organizimin e konferencave shkencore, tryezave dhe takimeve të ndryshme me interes për trashëgiminë kulturore”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat