Strellci i Ulët i beson LDK-së dhe Vjosa Osmanit, i premton mbështetje të fuqishme duke ia besuar votën

Kosova

Strellci i Ulët i beson LDK-së dhe Vjosa Osmanit, i premton mbështetje të fuqishme duke ia besuar votën

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 11:44
Armend Zemaj

Uragani i fitores nuk ka të ndalur, sonte po vazhdon në Strellc të Ulët. Programi qeverisës i LDK-së me Vjosa Osmani, Kryeministre, u shpalos nga Kryetari i degës Jeton Mushkolaj dhe kandidatët për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës nga dega jonë, Armend Zemaj me numër 17, Shkëndije Lokaj me numër 96, Sali Cacaj me numër 98 dhe Ruzhdi Shehu nga dega e Junikut me numër 71.

Është ky programi më shpresë dhënës në këto zgjedhje, i cili premton jo vetëm për ndryshimin e të ardhmes sonë, por edhe të sotmes, të Strellcit, Deçanit dhe të gjithë Kosovës. Zgjedhjet Nacionale të 6 Tetorit, janë një moment i duhur për ne të gjithë, që me votën tonë të lirë, t’ia japim mundësinë alternativës më të mirë qeverisëse që e ka Kosova, e të cilën ia ofron LDK-ja, si një subjekt politik tradicional me program e vizion të qartë për qeverisjen e Kosovës me nder dhe duar të pastra.

Ne besojmë fuqishëm se 6 Tetori do të jetë dita, kur ne strellcjanet, deçanasit dhe mbarë Kosova do t’i japim fund historisë së vjedhjes së shtetit, historisë së përpjekjeve për ta zhbërë shtetin. Pra, një logjikë e tillë e mbrapshtë qeverisëse, e cila degradoi dhe vuri në lojë jetën e qytetarëve tonë, vuri në lojë shtetësinë dhe integritetin territorial të vendit tonë, duhet jo vetëm të marrë fund, por edhe të nis e të ndëshkohet. Të gjithë ne e meritojmë një jetë më të mirë, nga Strellci, Deçani dhe mbarë Kosova, por këtë e dëshmojmë duke votuar për shpresën e artë, Vjosën dhe LDK-në! Bashkëfshatarët e mi duhet të jenë pjesëmarrës në vendime dhe faktorë i rëndësishëm në të gjitha zhvillimet pozitive e assesi si mjet përdorimi për të realizuar qëllime personale a grupore të cilitdo, që veten e konsideron si “mbretin” e këtij vendi.

Deshi dikush apo jo, kësaj logjike të ushtrimit të pushtetit po i vije fundi. Sa më pare, aq më mire! LDK-ja gjatë qeverisjes së saj katërvjeçare, i garanton qytetarët, pa dallim, se ata do të jenë të barabartë në të drejtat, obligimet, përgjegjësitë dhe në kërkesat e tyre, që lidhen me mirëqenien e tyre për një jetë më të mirë e më të dinjitetshme. Për të realizuar programin qeverisës të LDK-së, Dr. Vjosa Osmani ka ekipin më të mirë, ka kapacitetin më të lartë moral e intelektual, përveç që është Dr. e shkencave juridike me përvojë, është një personalitet me kredibilitet të lartë familjarë dhe personal, e matur, e dinjitetshme, një grua dhe familjare që përfaqëson frymën dhe vizionin tipik Rugovian, një intelektuale me karrierë të pastër të veprimtarisë dhe kontributit në proceset politike të shtet ndërtimit.

Mandatin e kryeministres Vjosa Osmani e merr me duar të pastra dhe si të tillë do ta përfundojë. Ne po ashtu kemi ofruar edhe një Listë të kandidatëve për Deputet, e cila është mjaft përfaqësuese, në të cilën dominon gjenerata e re, apo Brezi i Republikës, të cilët nga numri 1 deri të numri 110 me kapacitetet e tyre do të jenë të aftë për t’u përballur me të gjitha sfidat. Në mesin e kësaj liste nga dega jonë kemi Armend Zemaj me numër 17, Shkëndije Lokaj me numër 96, Sali Cacaj me numër 98 dhe Ruzhdi Shehu nga dega e Junikut me numër 71. Deçani i Sali Çekut, Tahir Zemajt, dhe dhjetëra heronjve dhe personaliteteve të shquara nuk duhet të votojë ndryshe, thirrni të gjithë, nëna, baballarë, vajza dhe djem, nipa dhe mbesa, dajë dhe halla, kushërinj dhe fqinjë të votojmë për të ardhmen tonë në Kosovë, për këtë tokë të shenjtë, të Nënës Terezë dhe të Ibrahim Rugovës!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat