Çka ndodh sot kur Kosova voton

Kosova

Çka ndodh sot kur Kosova voton

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 07:12
Foto ilustrim

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka voton në qendrën e votimit 1907E, në Fakultetin Teknik, Prishtinë. (Ora 7.00 – pas votimit deklarohet për media për fillimin e votimit në Kosovë)

KQZ mban konferencën e parë për hapjen e vendvotimeve. (Ora 08:00, salla e konferencave – Kati 4.  Ndërtesa e KQZ-së, rruga Migjeni, nr. 21, Prishtinë)

Lidhja Demokratike e Kosovës, mban konferencë për medie. (Selia qendrore të LDK-së, ora 8.00)

Demokracia në Veprim mban konferencë për media për hapjen e vendvotimeve. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 8.15)

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, voton në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë. (Ora 09:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti voton në Fakultetin Juridik. (Ora 9.00)

Ministrja në detyrë e Bujqësisë, kandidate e SLS për deputete, Dijana Zhiviq do të votojë në vendvotimin me numër 3401/E09. (Shkolla fillore “Mbreti Milutin, rruga “Kral Milutin”, pa numër, Graçanicë, ora 9.00)

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj me bashkëshorten Anita Haradinaj do të votojnë në Shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë. (Ora 10:00)

Kryetari i PEK-ut, Milaim Zeka voton në shkollën fillore “Ismail Qemail” Prishtinë, ora 10:00)

Ministrja në detyrë e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, voton për zgjedhjet e 6 tetorit. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë, ora 10.00)

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, voton në shkollën “Shkëndija”, Hajvali, ora 10.00)

Kryetari I Degës së AAK-së në Prizren Lulzim Kabashi do të votojë në Qendrën e votimit 2024a. (Fshati Korishë, ora 10:00)

Kryetari i SLS Slobodan Petroviq do të votojë në vendvotimin numër 3402E/02R. (Shkolla fillore “Miladin Mitiq”, Llaple Sello, ora 10.00)

Kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani e shoqëruar nga bashkëshorti i saj  Prindon Sadriu votojnë në Fakultetin Teknik. (Ora 10.30)

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të votojë në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë. (Ora 10:30)

Kryevëzhguesja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, do t’i vizitojë disa qendra votimi nëpër Kosovë. (Fakulteti Filologjik i UP-së në Kampusin Universitar, rruga “George Bush” / Qendra e votimit numër 1906 E,  ora 10:30-10:45)

Demokracia në Veprim mban konferencë për media për mbarëvajtjen e procesit të votimit. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 11.00)

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me bashkëshorten znj. Qefsere Mustafa voton në SHF “Emin Duraku”, në Prishtinë. (Ora 11:00)

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu me bashkëshorten Igballe Veliu votojnë në SHF “Nuhi Gashi”, në Bradash. (Ora 11:00)

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëshorten  Mike Haziri në SHF “Abaz Ajeti” Gjilan. (Ora 11.00)

Kryetari i PDK-së në Ferizaj, njëherësh kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, voton në ShFMU “Pavarësia” – Balaj. (Ora 11:00)

Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini voton në qendrën e tij të votimit në shkollën “Yll Morina”. (Ora 11:00)

KQZ mban konferencën e dytë për pjesëmarrjen në votime deri në ora 11.00 dhe ecuria e procesit zgjedhor. (Ora 11.30 salla e konferencave – Kati 4. Ndërtesa e KQZ-së, rruga Migjeni, nr. 21, Prishtinë)

Kandidatja për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, voton në shkollën “Ismail Qemali”, Prishtinë, ora 11.30)

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Glauk Konjufca voton në sallën “1 tetori” Prishtinë. (Ora 12.00)

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Arben Vitia voton në shkollën “Shkëndija” në Hajvali. (Ora 12.30)

Demokracia në Veprim mban konferencë për media për mbarëvajtjen e procesit të votimit. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 14.30)

KQZ mban konferencën e tretë për pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00  dhe ecuria e procesit zgjedhor. (Ora 15:30 salla e konferencave – Kati 4.  Ndërtesa e KQZ-së, rruga Migjeni, nr. 21, Prishtinë)

Demokracia në Veprim mban konferencë për media për mbarëvajtjen e procesit të votimit. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 18.30)

KQZ mban konferencën e katërt për pjesëmarrjen në votime deri në ora 19.00 dhe mbyllja e vendvotimeve. (Ora 19:30 salla e konferencave – Kati 4.   Ndërtesa e KQZ-së, rruga Migjeni, nr. 21, Prishtinë)

KQZ mban konferencën e pestë për rezultatet preliminare. (Ora e pacaktuar, salla e konferencave – Kati 4. Ndërtesa e KQZ-së, rruga Migjeni, nr. 21, Prishtinë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat