Avokati i Popullit pret ankesat eventuale

Kosova

Avokati i Popullit pret ankesat eventuale

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 09:13
Avokati i Popullit

Institucioni i Avokatit të Popullit në përmbushje të misionit që ka sot kur po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, do të mbajë të hapura Zyrën Qendrore në Prishtinë dhe zyrat regjionale gjithandej nëpër vend.

Qëllimi i mbajtjes hapur të zyrave të Avokatit të Popullit gjatë procesit të votimit ditën e zgjedhjeve, është pranimi i ankesave eventuale nga qytetarët, përkitazi me pretendimet për shkelje të votës apo cenimin a keqpërdorimin e të drejtave të garantuara me Kushtetutën e vendit dhe me ligjet në fuqi.

Zyra Qendrore dhe zyrat regjionale do të jenë të hapura nga ora 08:00 në mëngjes e deri në përmbyllje të procesit të votimit, për ankesat eventuale.

Avokati i Popullit bën thirrje për respektim të ligjit e rregullave të vendosura e të pranuara, ashtu siç edhe mundësi të barabarta për grupet e cenuara si personat me aftësi të kufizuara, personat që nuk kanë mundësi lëvizje të lirë si ata në spital e në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat